Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zbulohet data, kur do zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane
Në datën 13 nëntor do të zhvillohet mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se mbledhja do të zhvillohet në Romë teksa pritet te nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes dy qeverive. Kujtojmë se, ditën e djeshme, qeveria shqiptare miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim strategjik në fushat: Kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora, transformimi ekonomik dhe rritja inteligjente. Vendimi sipas qeverisë, synon të formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura./vizionplus.tv