Dosja “Gërdeci”/ Rinis seanca për Fatmir Mediun, përplasje të ashpra gjatë gjyqit: Mos më trego mua…

Dosja “Gërdeci”/ Rinis seanca për Fatmir Mediun, përplasje të ashpra gjatë gjyqit: Mos më trego mua…

Seanca për ish-ministrit Fatmir Mediu ka rinisur me debate të ashpra mes palëve. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka zbuluar se çfarë është diskutuar me rinisjen e këtij procesi. Mbrojta e Mediut, Visha: Zonja gjyqtare, kërkojmë të na japin audion e seancës së sotme dhe kërkojmë përjashtimin tuaj nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të sjelljes tuaj dhe mos marrjen e masave ndaj viktimës së veprës penale në këtë seancë, po ashtu ndërprerjen e seancës, për ditën e sotme. Ligori: Ne nuk mund të vijojmë më, këtu nuk është fyer vetëm trupa mbrojtëse por është fyer e gjithë drejtësia. Ju nuk reaguat për të marrë masat. Ne nuk mund të vazhdojmë. Mediu: Nuk mund të kuptoj si mund të vazhdojmë këtë seancë. Ligori:...