Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Fentanili, “gjëmbi” në marrëdhëniet SHBA-Kinë e diskutuar nga Trump dhe Xi
Fentanili, opioidi sintetik përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje çdo vit në SHBA, ishte në qendër të takimit të Donald Trump me Xi Jinping në Busan, Korenë e Jugut. Siç njoftoi presidenti amerikan pas takimit, të dy vendet arritën një marrëveshje mbi masat që duhet të merren për të kufizuar rrjedhën e paligjshme të drogës në SHBA. Trump i quajti bisedimet një “sukses të madh”, duke thënë se Xi “ra dakord të bënte gjithçka që mundte për të ndaluar rrjedhën” e opioidit vdekjeprurës, i cili ka vrarë mijëra amerikanë. “Jam i bindur se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të ndaluar këtë plagë,” tha ai. Uashingtoni akuzon Pekinin se nuk ka monitoruar në mënyrë adekuate kompanitë kineze që prodhojnë ose eksportojnë fentanil ose prekursorë...