Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
U kap me arsenal armësh, lidhjet e Eugert Sinos me pronarin e “Monopol”, Aurel Hoxha
Eugert Sino, personi i vetëm i arrestuar për arsenalin e armëve në zonën e rrugës “Myslym Shyri” rezulton të jetë punësuar si banakier tek lokali “Monopol”, i Aurel Hoxhës. Ky i fundit 1 muaj më parë është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e “Vrasjes për gjakmarje” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Eugert Sino, për disa vite është punësuar si banakier tek lokali “Monopol” i Aurel Hoxhës, ndërsa tashmë janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë. Sipas verifikime nga sistemi tatimor, Sino paguhej nga Aurel Hoxha me një pagë prej 196 mijë lekë të vjetra. Sino tashmë është i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa policia po kryen kontrolle për...