Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vetëm 10 vota pro shkarkimit të Peleshit, Balliu: Nuk na njoftuat për arsyen…; Balla: Humbët 26 nga firmëtarët
Kërkesa e opozitës e cila u rrëzua në seancën e sotme plenare, për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, ka qenë në fokus të fjalës së mbajtur në foltore nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ky i fundit ka reaguar pas deklaratës së deputetit Klevis Balliu se deputetët e opozitës nuk votuan pro shkarkimit të Peleshit për shkak të moskuptimit të procesit të votimit. “Bëmë një votim, pa shpjeguar asgjë. Pa i dhënë mundësinë për replikë dhe nuk njoftohet për çfarë po votohet”, tha Balliu. Por për Ballën, mungesa e të paktën 26 votave nga 36 firmëtarët e kërkesës, nuk përbënte gjë tjetër veçse dezertim të deputetëve brenda opozitës. “Sa i përket kërkesës së më shumë se 36 deputetëve të opozitës për shkarkimin e...