Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit, Rrumi dhe vëllai ankimojnë vendimin e GJKKO
Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin Rrumi i Shijakut dhe vëllai i tij Vullnet Muça kanë ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë arrest me burg të dhënë ndaj tyre. Apeli pritet të japë vendimin ditën e sotme në orën 15:00. Pas operacionit të SPAK lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit u ekzekutuan 6 masa sigurie, mes të cilave për Rrumin dhe vëllain e tij. Masë sigurie është lëshuar edhe për Astrit Avdylajn, kreu i bandës së Shijakut. Ai aktualisht ndodhet në burg, i arrestuar për operacionin “Revanshi”.