Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Opozita kërkoi shkarkimin e tij, Peleshi: Frymë përçarëse, kanë pasur 60% të kohës
Niko Peleshi u shpreh se opozita ka mbjellë një frymë përçarëse në Kuvend, teksa u hodh në votim shkarkimi i tij edhe pse mori vetëm 10 vota pro. Peleshi hodhi poshtë akuzat e opozitës se favorizon mazhorancën, duke thënë se opozita ka pasur 60% të kohës së fjalës në Kuvend. “Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë, një gjyqtar u qëllua për vdekje në sallë. Nga ai moment dhe në vazhdim u shpërfaq një ngjarje akoma më e rëndë, në rrjetet sociale pati një numër jo të vogël reagimesh që u solidarizuan me autorin e krimit. Mbase tani dikush pyet çlidhje ka kjo me procedurën e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit. Do ti përgjigjem shkakut të vërtetë të kësaj procedure, shkaku i vërtetë nuk...