I vetëm në timon, Luciano Spalletti mbërrin në Torino, gati firma te Juventusi

I vetëm në timon, Luciano Spalletti mbërrin në Torino, gati firma te Juventusi

Epoka e Luciano Spallettit te Juventusi është gati të fillojë. Trajneri italian ka mbërritur i vetëm në Continassa duke ngarë vetë makinën dhe po përgatitet të nënshkruajë kontratën që do e mbajë te “Zonja e Vjetër” për të paktën tetë muaj. Nëse ia del të sigurojë katër vendet e para që do të thotë pjesëmarrje në Champions League, një rinovim automatik deri në verën e 2027 do hynte në fuqi, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon (2028). Shkarkimi i Igor Tudor ka bërë që bardheiznjtë të lëvizin dhe fitorja e djeshme 3-1 kundër Udineses ka kthyer humorin në kampin e “Zonjës së Vjetër”. Pritet që sot në orën 15:00 Juventusi të zhvillojë stërvitjen e radhës dhe Spalletti të jetë pjesë e saj. Debutimi...