Octavio Paz: Shkrimtari dhe pushteti

Octavio Paz: Shkrimtari dhe pushteti

Letërsia dhe skeptri Një pjesë e mirë e këtij numri të revistës «Plural» i kushtohet temës: Shkrimtarët dhe pushteti.Shkrimtarët dhe jo intelektualët, për dy arsye.Njëra: fusha e revistës sonë është letërsia, jo shkenca dhe teknika. Tjetra: jo të gjithë intelektualët janë shkrimtarë, ndërsa të gjithë (ose pothuaj të gjithë) shkrimtarët janë intelektualë. Në figurën e shkrimtarit vizatohet një dykuptimësi që konsiston në kombinimin, në doza të ndryshueshme, të tipareve antike dhe moderne. Le ta eksplorojmë këtë dykuptimësi.Shkrimtari është artist dhe në këtë kuptim lidhja e tij me realitetin në të cilën jeton nuk ndryshon nga ana thelbësore me lidhjen që patën paraardhësit e tij me realitetin e epokës së tyre, në botën parahistorike apo të Kinës së Hanit, Firences së shekullit XII apo Madridit të...