Washington Post shkruan për Florjan Binajn: Një komedian që mund të ndryshojë politikën shqiptare

Washington Post shkruan për Florjan Binajn: Një komedian që mund të ndryshojë politikën shqiptare

E njohur dikur si vend i prapambetur stalinist, Shqipëria sot është një nga kandidatet kryesore për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet. Nga William Booth dhe Fjori Sinoruka - Washington Post/ Diçka interesante po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimet e këqija në rrjetet sociale. Presidenti emëroi një program inteligjence artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin. Ndërkohë, një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitime thumbuese të kryeministrit që ka vite në pushtet, tani po kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet. Shtrohet pyetja: A mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe mënyra e të menduarit ndryshe një vend të vogël ballkanik të futet në...