Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E mitura në Sarandë “helmohet” me ilaçe, 12-vjeçarja mori një sasi të madhe, dërgohet në QSUT
12-vjeçarja e cila mori një sasi të madhe me ilaçe vijon të jetë nën monitorim nga mjekët që nga pasditja e djeshme. Dyshohet që e mitura ka konsumuar lëndë që merren me trajtimin e sistemit nervor të trurit. Menjëherë e mitura u dërgua në spitalin e Sarandës nga familjarët dhe më pas u transportua me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar.