Goditje të njëpasnjëshme për Serbinë, raporti më i ashpër ndonjëherë pritet nga KE, ja pse Vuçiç e ka humbur busullën

Goditje të njëpasnjëshme për Serbinë, raporti më i ashpër ndonjëherë pritet nga KE, ja pse Vuçiç e ka humbur busullën

Marsela SHYTIA Pas miratimit të një rezolute të ashpër nga Parlamenti Europian, Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç po përballen me një valë kritikasht gjithnjë e më të forta nga Brukseli. Situata ka filluar të bëhet më e tensionuar, pasi më 1 nëntor priten protesta të mëdha në Serbi, duke shënuar një periudhë të vështirë për qeverinë. Pas vlerësimeve negative të Parlamentit Europian për shtypjen e opozitës, kufizimin e lirisë së medias dhe regresin në fushat e demokracisë, Komisioni Evropian pritet të publikojë një raport më të ashpër më 4 nëntor. Ky raport pritet të japë sinjale të qarta për dështimin e Serbisë në implementimin e disa prej kushteve kyçe për anëtarësim në BE. Këto zhvillime vijnë pas një periudhe tensioni të brendshëm dhe ndërkombëtar për...