Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Furgoni i emergjencës për të vrarë”, Karamuço trondit me deklaratën: Lëviz kur ka nevojë për atentate
Një furgon me arsenal u kap ditët e djeshme nga policia në Tiranë. Sipas Ervin Karamuçës, ky është një furgon lëvizës, që shpërndan armë. Karamuço deklaroi se furgoni ka qëndruar rreth tre muaj i parkuar pranë zonës së Myslym Shyrit, i palëvizur dhe i kamufluar me logot e kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve. “Logoja është vënë kastile për t’u identifikuar dhe për të thënë ‘ej, mos i prekim këta se janë të filanit’,” tha ai, duke shtuar se për kapjen e këtij arsenali është përdorur edhe përgjim ambiental, në të cilin anëtarët e strukturës thoshin: “Ato të furgonit mos i prekim tani për tani.” “Po kush është ky furgon? Policia ka kohë që po hetonte. Ky operacion rezultoi i suksesshëm sepse e kanë...