Masakër në Sudan, militantët vrasin 460 persona në spital

Masakër në Sudan, militantët vrasin 460 persona në spital

Agjencia Shëndetësore e OKB raporton për një masakër të vërtetë që ka ndodhur së fundmi në Sudan ku militantët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë vranë qindra pacientë dhe familjarë të tyre në një spital në qytetin Al Fasher. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se OBSH ishte e tmerruar dhe thellësisht e tronditur nga vrasja e raportuar e 460 personave në spital. Më parë, Rrjeti i Mjekëve të Sudanit tha se luftëtarët e RSF-së kishin vrarë me gjakftohtësi të gjithë ata që gjetën brenda Spitalit Saudit, përfshirë pacientët, shoqëruesit e tyre dhe këdo tjetër të pranishëm. Rrjeti i Mjekëve të Sudanit ka akuzuar gjithashtu RSF-në për rrëmbimin e gjashtë mjekëve dhe thuhet se për lirimin e tyre janë kërkuar mijëra dollarë amerikanë. Qyteti kishte qenë bastioni...