Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Heqja e sanksioneve ndaj Dodikut/ Reagon DASH
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa e Lirë se “veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të. Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe. Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën. DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se veprimet e Asamblesë së entitetit serb të Bosnjës “duhet të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet...