Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Prezantohet drafti i planit të menaxhimit për Gjirokastrën dhe Beratin, fokusi në identifikimin e sfidave të ruajtjes
Nga Julia Vrapi Qendrat historike Gjirokastër dhe Berat do të përfshihen në një plan menaxhimi të integruar. Për dy qendrat historike Gjirokastër dhe Berat pasuri botërore në UNESCO puna për planin e menaxhimit të integruar nisi para disa vitesh, por më herët autoritetet shqiptare janë përballur edhe me kritika nga UNESCO, që iu ka kërkuar ta finalizonin atë me urgjencë. Këto ditë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat në bashkëpunim me Bashkinë Berat, organizuan takimin për prezantimin e draftit të planit të menaxhimit të integruar për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, pasuri botërore në seri. Të ftuar në këtë prezantim ishin profesionistë të trashëgimisë kulturore, institucionet lokale, shoqatat kulturore, komunitetet fetare, operatorët turistikë, bizneset që operojnë në qendrën historike dhe banorë të lagjeve muzeale, ku...