Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Luleborë 2025” fitues Glerdit Turmetaj me “Ta dish”, festivali këtë vit me drejtues artistik Inva Mulën dhe Zef Çobën
Festivali i këngës “Luleborë”, një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike, që edhe këtë vit solli për artdashësit krijime të reja muzikore. Festivali i këngës, që u zhvillua për dy mbrëmje me radhë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës mbart vlera si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar dhe këtë vit zhvilloi edicionin e dhjetë. Edicioni i 10-të i festivalit “Luleborë” i solli publikut 15 këngë të reja. Kënga “Ta dish”, që interpretua nga Glerdit Turmetaj dhe ishte me muzikë dhe tekst të Leon Lekaj u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e 10-të të festivalit “Luleborë”. Festivali sjell përpara publikut artdashës krijime të reja muzikore, që ruajnë dhe pasurojnë traditën e këngës së autorit, të kultivuar ndër vite në qytetin e Shkodrës. Këtë vit...