Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Sot seanca plenare/ Priten diskutime të forta, zbardhet rendi i ditës
                            Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e dyta brenda javës. Seanca e parë u zhvillua të hënën, ku raportuan drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe u votua për ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në rendin e ditës së sotme, një nga çështjet kryesore është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Opozita e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese pritet të nisë në orën 10:00. Gjatë ditës, Kuvendi do të zhvillojë dy seanca plenare. Në seancën e dytë, e cila parashikohet të nisë në orën 11:30, do të raportojnë për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024 drejtuesit...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                   