Shqipëria e dyta në rajon për çmimin e lartë të energjisë! Ja vendi që na i kalon! Si renditemi në Evropë

Shqipëria e dyta në rajon për çmimin e lartë të energjisë! Ja vendi që na i kalon! Si renditemi në Evropë

Në raport me vendet e Europës, Shqipëria ende ka çmime të favorshme për energjinë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë, por krahasuar me rajonin, ka çmimet më të larta pas Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Eurostat, në gjysmën e parë të vitit aktual, çmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në BE ishte 0.28 euro/kWh. Shqipëria, me çmim prej 0.18 euro/kWh, renditet dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së, por siç tregon grafiku i mëposhtëm, vendi ka çmimin më të lartë në rajon pas Maqedonisë së Veriut me 0.22 euro/kWh. Çmime më të ulëta se Shqipëria kanë Serbia (0.17 euro/kWh), Mali i Zi (0.17 euro/kWh), Bosnja (0.15 euro) dhe Turqia (0.14 euro). Çmimet e energjisë në Shqipëri lidhen me strukturën e tregut vendas, ku...