Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Skandali i IPARD, eksperti: BE kërkon kthimin e 33 milionë eurove dhe dënimin e autorëve
Eksperti Ilir Aliaj është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë shumë avancim në fusha të ndryshme, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Komentet Aliaj i bëri në një media dje, ku tha se BE nuk po e hap kapitullin për bujqësinë me Shqipërinë, për shkak të skandalit me fondet IPARD. Sipas Aliajt, BE kërkon dënimin e personave përgjegjës për këtë skandal dhe kthimin mbrapsht të 33 milionë eurove, që dyshohet se u abuzuan nga qeveria. “Një nga kapitujt më të rëndësishëm, BE rreth 28 % të buxhetit të tij e çon te subvencionet e bujqësisë. Nuk është hapur. Pse nuk është hapur? Është lënë në grup-kapitujt e fundit. Pse? Për atë që ne bëmë me fondet e IPARD. Ata kërkojnë dënim dhe rikthim...