Dinamo fiton derbin me Partizanin, Elbasani shkërmoq Tiranën, Flamurtari merr fitoren e pare pas 9 javësh

Dinamo fiton derbin me Partizanin, Elbasani shkërmoq Tiranën, Flamurtari merr fitoren e pare pas 9 javësh

Adriatik BALLA Dje u mbyll java e nëntë e Kategorisë Superiore, pra mbyllet një nga katër fazat e garës, ku pati rezultate befasuese si në Vlorë, ashtu dhe në Tiranë. Ndeshja kryesore e kësaj jave ishte ajo mes Dinamos dhe Partizanit. Një duel derbi që u fitua nga “nëndetësja” dinamovite me rezultatin 2-0, duke bërë që blutë të ngjiten në vend të tretë duke qenë fare pranë Vllaznisë dhe Egnatias kryesuese, kurse Partizani vijon të zhytet në vendet e fundit të tabelës së bashku me Tiranën, e cila dje pësoi një disfatë të rëndë 4-1 në kryeqytet ndaj Elbasanit. Padyshim, befasia e madhe e kësaj jave ishte fitorja e Flamurtaritt ë vendit të fundit ndaj Vllaznisë kryesuese, ku vlonjatët gjetën 3-pikëshin e parë të sezonit....