Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Grupet kriminale mburren para rivalëve”, Karamuço zbulon se kush po e mbush Shqipërinë me armë
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se ekzistojnë disa linja të trafikut të armëve drejt Shqipërisë të cilat më pas përdoren nga grupet kriminale në vend. Ai shpjegoi se arma shihet si një mjet shumë i rëndësishëm nga grupet kriminale të cilën shpesh e përdorin edhe për t’u mburrur para rivalëve. Karamuço u shpreh se është një linjë që vjen nga Sllovenia, kalon në Bosnje, Mal të Zi dhe futet në Shqipëri, por është edhe linja e industrisë ushtarake të Serbisë e cila u fut shumë në tregun e zi. “Ka një linjë të konsoliduar të armëve, disa janë armë të prodhimit slloven, është një linjë që vjen nga Sllovenia, kalon në Bosnje, Mal të Zi dhe futet në Shqipëri, por është edhe linja e...