Pse nuk ka marrëveshje dypalëshe me vetëm një palë

Pse nuk ka marrëveshje dypalëshe me vetëm një palë

Kryeministri Rama ka qenë konsistent në ofrimin e ideve e sugjerimeve Kosovës dhe ato ide e sugjerime në masë të madhe e në formë konsistente dolën të mos jenë në interes të Kosovës. 1.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me Serbinë: “Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, duke u thënë të gjitha vendeve të Evropës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë. Por duhet...