Integrimi i Shqipërisë në BE, Arba Kokalari zbulon ‘formulën’ si mund të realizohet: Objektiv shumë ambicioz

Integrimi i Shqipërisë në BE, Arba Kokalari zbulon ‘formulën’ si mund të realizohet: Objektiv shumë ambicioz

Eurodeputetja Arba Kokalari në Parlamentin Europian ka folur për Klan News në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, mbi perspektivat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ajo e konsideron integrimin një “objektiv shumë ambicioz”, që mund të arrihet me bashkëpunim të qeverisë dhe opozitës dhe me zbatim të ligjeve dhe reformave.  Kokalari thekson se drejtësia e pavarur është themeli i integrimit, ndërsa raporti i ODIHR-it dhe angazhimi politik ndikojnë direkt në proces. Eurodeputetja shton se nuk ka asnjë shtet kundër integrimit të Shqipërisë.  Po ashtu Kokalari u shpreh se Kosova duhet të shfrytëzojë qasjen pro-Ballkanit që ekziston aktualisht në BE, duke u angazhuar më shumë për përmbushjen e kriterëve dhe forcimin e institucioneve.  Sipas saj, BE mbetet e vetmja zgjidhje për shqiptarët, duke garantuar zhvillim, stabilitet dhe mbrojtje kundër ndikimeve të jashtme.