Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kosova njihet nga Siria, reagon Spiropali
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Në reagimin e saj, Spiropali thekson se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. “Urime Republikës së Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetësisë së saj nga Republika Arabe e Sirisë. Kosova vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj në ndërtimin e një shteti demokratik dhe të zhvilluar”, ka shkruar ajo. Ministrja shprehu gjithashtu mirënjohje për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud,...