Mister, qentë e kaltër filmohen duke bredhur në vendin e katastrofës bërthamore të Çernobilit

Mister, qentë e kaltër filmohen duke bredhur në vendin e katastrofës bërthamore të Çernobilit

Kujdestarët e qenve që kanë krijuar një shtëpi në vendin e Çernobilit kanë parë disa qen me qime të kaltër, një rast i parë në zonën e katastrofës. Grupi, i quajtur Qentë e Çernobilit, ndau një video që tregonte disa tufa qensh me të paktën njërin plotësisht të kaltër, transmeton Telegrafi. “Ata nuk ishin të kaltër javën e kaluar. Ne nuk e dimë arsyen dhe po përpiqemi t’i kapim në mënyrë që të zbulojmë se çfarë po ndodh. Me shumë mundësi, ata po futen në ndonjë lloj kimikati”, ndau ekipi në mbishkrimin e videos. Organizata, një degë e organizatës jofitimprurëse Clean Futures Fund, shtoi se ndërsa ngjyra ishte alarmante për t’u parë, qentë duken “shumë aktivë dhe të shëndetshëm”. Që nga viti 2017, Qentë e...