Alarm për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Alarm për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Në adresat e email-eve të shkollave në Shkup dhe në Kumanovë kanë mbërritur kërcënime për bomba të vendosura të cilat do të aktivizoheshin mëngjesin e sotëm. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se janë kryer kontrolle dhe konfirmuan se paralajmërimet ishin false. “Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18 është denoncuar se në email adresat e 30 shkollave në Shkup dhe 17 në Kumanovë, kanë arritur mesazhe për pajisje eksplozive të vendosura në shkolla. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme, janë kryer kontrolle dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, njoftoi Ministria e Brendshme. Një prej shkollave e cila u kontrollua mëngjesin e sotëm, ishte shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Çair. Kërcënimi kishte arritur dje në...