Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 Rrapo Gaci, një qytetar nga Delvina me aftësi të kufizuara, prej disa muajsh po endet nëpër zyrat e OSHEE-së për një faturë energjie elektrike të muajit mars 2009, e cila sipas dokumenteve që ai vetë disponon, është paguar që atëherë. Gaci tregon se në librezën e energjisë, të cilën e ruan ende sot, fatura e muajit mars 2009 rezulton e paguar në shumën 2,184 lekë, me firmë dhe vulë të OSHEE-së. Megjithatë, ky institucion e konsideron ende debitor për të njëjtin muaj me shumën 14,328 lekë, dhe pas shtimit të kamatës prej 100%, shuma që i kërkohet aktualisht arrin në 28,656 lekë. “Kam shkuar disa...