Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Mirënjohje, dy popujt kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për lirinë!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Republika Arabe e Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se marrëveshja është arritur sot në Riad. Ajo tha se njohja u bë e mundur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud. “Sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” shkroi Osmani. Presidentja shtoi se kjo njohje është më shumë se një akt formal diplomatik, duke e quajtur “njohje të sakrificës së shumë brezave për liri”. “Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e...