Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Më tha kam frikë të auditoj punën e kryeministrit”/ Arben Shehu para deputetëve: Punonjësi i KLSH u largua nga puna
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu është shprehur se punonjësit dhe institucioni që ai drejton duhet të ketë mbështetje ndërkombëtare, për shkak të natyrës së punës për të audituar institucionet më të larta të shtetit. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tregoi rastin e një punonjësi që i kishte thënë se kishte frikë të auditonte punën e kryeministrit Edi Rama, dhe më vonë për arsye të paqarta ishte larguar nga detyra. “Kur e kam marrë detyrën jam hasur në momentet e para me shqetësimin e një audituesi për punën audituese. Ka qenë pjesë e stafit auditues në Ministrinë e Jashtme, që në atë periudhë drejtohej nga zv.ministri z. Gent Caka. Ai më ka shprehur pamundësinë për të adresuar gjetjet dhe konstatimet tek ministri. I kam kërkuar shpjegime, një lloj sqarimi të shqetësimit...