Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Varësja që theu rekord/ Vepra e Salvador Dali shitet në ankand për çmim rekord
Një varëse e Salvador Dali u shit për një çmim rekord në një ankand të artit surrealist dhe modern. Vepra e artistit spanjoll, e titulluar Gjerdani i Detit që Vërshon, u shit për plot 858 mijë e 500 dollarë, më pak se dyfishi i vlerësimit fillestar prej 580 mijë dollarësh. Gjerdani peshon 156 gram dhe është ar 18 karatësh dhe është i punuar me valëzime, me diamante e me një perlë të madhe. Varësja përfshin gjithashtu rruaza safiri dhe smeraldi. Së bashku, gurët ngjasojnë valët që ngrihen dhe thyhen në një breg të artë. Historia e gjerdanit është po aq mbresëlënëse sa edhe pamja e tij. Dali e dizenjoi atë në vitin 1954, por varësja u prodhua në vitin 1963 nga atelieja Alemany & Co....