A do jetë Sali Berisha afër jush në miting? Flet i ‘pavaruri’ i Bashkisë Vlorë: Jo sepse ….

A do jetë Sali Berisha afër jush në miting? Flet i ‘pavaruri’ i Bashkisë Vlorë: Jo sepse ….

Dionis Sota, i cili do të garojë si kandidatë i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ka deklaruar se ka qenë zgjidhje e tija që të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. I ftuar në një emision televiziv, i pyetur nëse Berisha do të jetë i pranishëm në fushatën që ai do të zhvillojë, Sota e mohoi këtë. ‘Sepse unë vijë nga shoqëria civile dhe nga biznesi. Unë kam qenë i qartë që do kandidoja i pavarur. Falenderoj të gjitha forcat politike duke nisur nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe PD që kanë besuar në këtë lloj formule për zgjedhjet e pjesshme. Kjo ishte një zgjedhje e qartë...