Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, ja kujt ia kalon KQZ mandatin e deputetes…
                            Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Briseida Çakërrit në radhët e Partisë Socialiste në Vlorë.  Ajo zëvendëson Brunilda Mersinin, e cila la mandatin për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor.  Në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën, KQZ konfirmoi se Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit, me më shumë vota.  Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini nga PS dhe Dijonis Sota si kandidat i pavarur, por i mbështetur edhe nga opozita.