Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, mposht 3-1 Armeninë
Shqipëria U-15 e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në turneun “UEFA Development”, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Armenisë. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Genti Mahmuti ishin më dominantë. Golat në këtë takim u realizuan nga Matias Mehmeti, Aleksandros Shofiti dhe Kledi Dida. Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni, Denian Avdylaj (C), Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Santjago Perkola, Aleksandros Shofiti dhe Samuel Prendi. Kuqezinjtë kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 8-të të takimit, falë golit të bukur të Matias Mehmetit, i cili përfitoi në mënyrë perfekte nga një top i ekzekutuar shumë mirë nga...