Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Vendimi i datës 27 tetor 2025, mban firmën e ministres Delina Ibrahimaj. Xhafaj, i cili do të mbajë detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare, një prej institucioneve më të vjetra në vend, ka qenë deputet i Partisë Socialiste në vitet 2021-2025. Top Channel