Sia në qendër të një beteje ligjore: Ish-bashkëshorti kërkon kujdestarinë e plotë të djalit

Sia në qendër të një beteje ligjore: Ish-bashkëshorti kërkon kujdestarinë e plotë të djalit

Këngëtarja e njohur australiane Sia është përfshirë në një përplasje të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Dan Bernad, lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre 19-muajsh, Somersault (Summi). Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Bernad kërkon kujdestarinë e plotë të fëmijës, duke pretenduar se artistja “nuk është në gjendje të kujdeset për të” për shkak të problemeve me varësinë. Në padinë e tij, 47-vjeçari deklaron se Sia është një “rrezik për djalin”, duke përmendur një shtrim dyjavor në spital gjatë shtatorit dhe rezultate pozitive në testet për substanca qetësuese. Ai pretendon gjithashtu se këngëtarja ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë së përbashkët, duke mos i lejuar takimet me djalin. Nga ana e saj, Sia ka reaguar ashpër ndaj akuzave, duke i cilësuar ato si “të...