Skaneri nxjerr zbuluar 2 krehra armësh, policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes

Skaneri nxjerr zbuluar 2 krehra armësh, policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes

Gjatë kontrollit me skaner në një kuti, uniformat blu gjetën dy krehra armësh pa municion. Policia ka nisur punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. “Gjatë kontrollit me skaner, në PKK Rinas, në një kuti, shërbimet e Policisë gjetën 2 krehra armësh, pa municion. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel