Mbikëqyrja elektronike, opsioni i munguar i drejtësisë

Mbikëqyrja elektronike, opsioni i munguar i drejtësisë

“Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo edhe për rastet e urdhrave të mbrojtjes si shkak i dhunës në familje. Por prej vitit 2019, pasi funksionoi për disa vite, ajo u ndërpre nga Ministria e Drejtësisë për shkak të problemit që shfaqën pajisjet e blera, duke u konsideruar si cenim i sigurisë”, raportoi gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi.6 vite më pas, nuk pati asnjë përpjekje për rikthimin e këtij opsioni, teksa ekspertët thonë se do të ndihmonte sistemin. Për avokatin Bledar Meminaj lufta kundër dhunës në familje është një nga fenomenet që do t’i vinte në ndihmë vënia në funksion e mbikëqyrjes elektronike. “Do të ishte një garanci e shtuar,...