Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Eleminimi i gjyqtarit Kalaja, 3 vrasjet e djeshme dhe…/ Balliu për sigurinë në vend: Rrugët mbushen me gjak, Koçiu…
Deputeti i PD Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka folur në lidhje me situatën e vështirë ku ndodhet vendi sa i përket sigurisë. Ai u shpreh se ndërkohë që rrugët e vendit mbushen me gjak, Ministrja e Brendshme Alban Koçiu vijon “propagandën me monopatinat”. Deklarata e plotë: Siç ju kam informuar prej kohësh, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, kam kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Brendshme për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë publike në vend. Ngjarjet e fundit tregojnë qartë se Shqipëria sot është më e pasigurt se kurrë. Kërcënimi me tritol ndaj një deputeti në banesë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit, ngjarja tragjike në...