Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni

Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni

Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.Objektivi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit...