Në furgon me snajper e armë, ndalimi i Eugert Sinos zbuloi bazën, grupi operonte në Tiranë, Laç dhe Burrel

Në furgon me snajper e armë, ndalimi i Eugert Sinos zbuloi bazën, grupi operonte në Tiranë, Laç dhe Burrel

Eugert Sino TIRANË-Personi që shihni në foto është 34-vjeçari Eugert Sino, i cili u arrestuar pak më parë në kryeqytet pasi iu zbulua dhe sekuestrua një arsenal armësh. Autoritetet ndaluan mjetin me të cilin lëvizte i riu dhe gjatë kontrollit u sekuestruan armët e trafikuara. Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e "Myslym Shyrit", edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi. Konkretisht u sekuestruan: 12 pistoleta të llojeve  “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë automatike; 5 armë me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);  1 silenciator;  17 krehra për armë zjarri të ndryshme;  pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga...