Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Raportuesi i BE: SPAK i pavarur, por duhen burime dhe trajnime; PS thirrje opozitës: Të zgjedhim Shqipërinë!
Raportuesi i BE-së për Shqipërinë Andreas Schieder theksoi sot, 29 tetor, se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë është tashmë operacional, por funksionon me kufizime për shkak të vendeve vakante, pas procesit të vettingut. Ai nënvizoi nevojën për të zgjeruar fushën e trajnimeve në gjyqësor dhe për të përmirësuar burimet njerëzore dhe financiare. Vlerëson gjithashtu progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, siç evidenton raporti i Komisionit Europian. Sipas Schieder, është shumë me rëndësi që Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsion, 2024-2030. “SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet, unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre,...