Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Snajpera, silenciator e pajisje për shpërthime në distancë, kush është 34-vjeçari që zotëronte bazën e armëve në Tiranë
Eugert Sino është i arrestuari nga policia, pasi dyshohet se ishte poseduesi i një arsenali armësh të zbuluara në Tiranë. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The van”. Zbulohet një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara. Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i...