VIDEO/ Stambolli në ankth, shembet ndërtesa shtatëkatëshe, familjet mbeten nën rrënoja

VIDEO/ Stambolli në ankth, shembet ndërtesa shtatëkatëshe, familjet mbeten nën rrënoja

Një pallat shtatëkatësh është shembur mëngjesin e sotëm në qytetin Gebze të provincës Kocaeli, pranë Stambollit, duke shkaktuar alarm tek autoritetet turke, që dyshojnë se nën rrënoja mund të ketë persona të bllokuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30 në rrugën Işıkgel, për shkaqe ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të AFAD-it, të cilat po zhvillojnë operacione kërkimi me ndihmën e droneve, qenve të trajnuar dhe pajisjeve të zbulimit. Sipas Ministrit të Brendshëm Ali Yerlikaya, në aksion marrin pjesë 147 shpëtimtarë, përfshirë 80 nga AFAD. Guvernatori i Kocaelit, İlhami Aktaş, ka deklaruar se dyshohet për pesë persona të bllokuar, një familje me prindërit dhe tre fëmijë, ndërsa ekipet kanë dëgjuar zëra nga rrënojat dhe po vijojnë kërkimet pa ndërprerje....