Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“E ktheu Kuvendin në teatër kukullash”, zbulohet raporti i PD për Peleshin. Të enjten vendimi për shkarkimin
Dy raporte, dy qëndrime për fatin e Niko Peleshit në krye te Kuvendit. Por, fjalën e fundit e ka seanca plenare e së enjtes. 24 orë para mbledhjes se Parlamentit gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka zbuluar raportin e Partisë Demokratike ku rendit 5 shkelje që në bindjen e demokratëve janë shkak për ndërprerjen e mandatit te kryeparlamentarit. Akuza kryesore për shkarkim e Niko Peleshit, në dokumentin që Top Channel disponon është qëndrimi i njëanshëm i kryeparlamentarit ne shërbim te partisë që e ka vendosur në krye te piramidës se shtetit duke shndërruar Kuvendin në “teatër kukullash” me dirigjent shefin e tij politik. “Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund...