Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Batërdia me fondet e BE për bujqësinë dhe bllokimi i projektit IPARD, PD kërkon komision hetimor, paraqitet kërkesa…
Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend kërkesën e firmosur nga 45 deputetë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me fondet e IPARD. Pas refuzimit nga ana e Partisë Socialiste për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim. OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro. Pra, si rezultat i shkeljeve shumë serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, të...