Vrau kolegun në orarin e punës, sekuestrohet arma e krimit në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit

Vrau kolegun në orarin e punës, sekuestrohet arma e krimit në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit

Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit. I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta. Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet...