‘Kriminaliteti dhe pabarazia sociale në Shqipëri’, sociologia: Shumë krime ndodhin për shkak të mungesës së drejtësisë

‘Kriminaliteti dhe pabarazia sociale në Shqipëri’, sociologia: Shumë krime ndodhin për shkak të mungesës së drejtësisë

Përtej motiveve individuale, një nga shkaqet më të thella të rritjes së kriminalitetit në Shqipëri është gjendja ekonomike dhe pabarazia e theksuar sociale. Sociologia Miranda Rira, në 'Kafe Shqeto' argumenton se determinizmi ekonomik luan një rol vendimtar në formësimin e sjelljeve deviante. Sipas saj, problemi kryesor nuk është varfëria absolute, por pabarazia relative. "Nuk është se shqiptarët sot janë më të varfër se dje, por janë të pabarabartë," thekson ajo. Ekzistenca e një pakice të vogël që pasurohet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që një shumicë e madhe e popullsisë përballet me vështirësi ekonomike, rritjen e çmimeve dhe mungesën e mundësive, krijon një ndjenjë të thellë padrejtësie dhe frustrimi. Kjo situatë përshkruhet si një "shoqëri e çorganizimit social", ku mungon drejtësia sociale. Kur institucionet shtetërore dështojnë...