Iu bë atentat me tritol, zbardhet dëshmia e inspektorit të Tatimeve në Shkodër, shoqërohen disa persona

Iu bë atentat me tritol, zbardhet dëshmia e inspektorit të Tatimeve në Shkodër, shoqërohen disa persona

enea busukja SHKODËR- Një ditë pas shpërthimit me tritol në mjetin e tij, inspektori i hetimit tatimor në Shkodër, Enea Busukja, ka dhënë dëshminë e tij për grupin hetimor. I riu ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk ka një indicie për autorët e vendosjes së lëndës plasëse në makinën e tij, i cili shpërtheu me telekomandë. “Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund ta ketë vendosur tritolin”, është shprehur Busukja, ndërsa policia ka shoqëruar dhe pyetur disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.