Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mjegulla pushton aksin Korçë-Maliq, kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve
Aksi rrugor nacional Korçë-Maliq është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm. Më e dendur ka qenë në afërsi të fshatrave Libonik, Vlocisht, Bulgarec, por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit. Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar. Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë-Thanës dhe në rrugën e re Qukes – Qafë Pllocë ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve. Policia është në monitorim të gjithë aksit rrugor.